Era Istrefi ka publikuar së fundmi këngën e saj të re me titull "Hala", në bashkëpunim me Don Xhonin. Në një nga skenat e videoklipit, ajo shfaqet duke kërcyer tek tubi.
Por kërcimtarja Serena Sula e ka akuzuar për kopjim, e thënë ndryshe për plagjiaturë duke besuar se është ajo origjinale në këtë drejtim.
Teksa ka qenë live në Tiktok, Serena është shprehur se Era ka kopjuar lëvizjet e saj. Serena i referohet videoklipit të saj "Tëerk" që publikoi pak kohë më parë.
"Është e kopjume identik. Edhe lëvizjet i kishte bo si unë, me atë belin e trashë, po ik mi silikone", ka thënë Serena.