Koreja e Veriut ka konfirmuar se testoi një lloj të ri të një rakete balistike, një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që ka realizuar që nga muaji maj.
Nisja e raketave nga nëndetësja është një alarm i madh për vendet e tjera, kjo pasi bën të mundur që Korea e Veriut të hedhë nisë raketa shumë larg territorit të saj.
Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, raketa fluturoi rreth 450 km (280 milje) dhe arriti në një lartësi prej 910 km para se të binte në det./Gazeta Liberale