Këngëtari Endri Prifti i ftuar në emisionin në “Ftesë me Bieta Sulon, sqaroi padrejtësin që i kanë bërë për marrjen e shtëpisë dhe të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste.
“Këta të vjedhin shtëpinë, vete tjetri të hap shtëpinë, ndërron çelësin, t’i merr që të gjitha… Kisha 13 vite kredi për një shtëpi që kisha blerë në Korçë dhe 12 vjet pagova gjithë shtëpinë. Në mars, gjatë kohës që isha në turne në Amerikë, nuk u paraqita dot në gjyq, avokati im kishte ikur rastësisht në Kanada e s’ishim marrë vesh. Vetëm për mosparaqitjen një herë në gjyq, ata tre gjyqtarët e lanë hajdutin të fitonte”, shtoi ai./Gazeta Liberale