Aktualitet

KAS diskuton për fletën e votimit, Kaso: Logo e BD e ngjashme me PD

Shkruar nga Liberale
KAS diskuton për fletën e votimit, Kaso: Logo e BD e ngjashme me PD

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve është mbledhur sot, ku po diskutohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ku PS dhe PS ankimuan modelin e kësaj flete.

Përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Ivi Kaso gjatë fjalës së tij ngriti shqetësimin e ngjashmërisë së logos së Bindjes Demokratike, me atë të PD-së. Sipas Kasos, logo e “Bindjes demokratike” krijon konfuzion.

“Çështja e ankesës sonë ka qenë logo e Bindjes Demokratike. Kemi vërejtur, kur na është shpërndarë akti, kemi vënë re ky subjekt nuk ka vlerësuar këtë parashikon. Logoja e tyre krijonte konfuzion, duke risjellë logon e subjektit tonë. Për këtë arsye jemi drejtuar me një kërkesë formale siç e përcakton dhe ligji, në datën 31. Komisioni qendror i zgjedhjeve e zgjidhje këtë çështje, duke vendosur që një subjekt e mban dhe tjetri jo. Atë e mban ai subjekt që plotëson disa kritere siç e përcakton ligji. Ne jemi dëshmitarë që ka qenë subjekti Bindja Demokratike, që në bashkëpunim me komisionerët që kanë krijuar këtë logo.", u shpreh Kaso.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH