Aktualitet

Kanosi dhe shantazhoi një grua që t’i merrte paratë, arrestohet vlonjati

Shkruar nga Liberale
Kanosi dhe shantazhoi një grua që t’i merrte paratë,

Një shtetas me tre emra është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka kanosur dhe shantazhuar një grua, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

Gjatë aksionit policor, janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim J. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake dhe një aparat celular në banesën e shtetasit I. G., në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH