Kronikë

Kamioni shpërthen në flakë në mes të rrugës në Korçë

Shkruar nga Liberale
Kamioni shpërthen në flakë në mes të rrugës

(Foto ilustruese)

Një kamion ka marrë flakë në afërsi të fshatit Dishnicë, në Korçë. Sipas policisë, fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa kamioni ka marrë flakë aksidentalisht.

“Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale”, njofton policia.

Mësohet se, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH