Modelja shqiptare Jori Delli dhe i dashuri i saj Fred De Palma janë çifti më i pëlqyer i showbizit shqiptar dhe jo vetëm. Ata shfaqen kudo bashkë e shpesh herë ndajnë foto me ndjekësit nga momentet më romantike që ata kalojnë së bashku.
Së fundmi çifti duket se kanë nisur një tur udhëtimesh. Pasi Jori i prezantoi De Palmës Tiranën, ata shkuan në Milano e tashmë po shijojnë pushimet e tyre në Amsterdam, ndërsa Jori ka postuar një foto mjaft romantike, duke shkëmbyer një puthje pasionante me reperin italian, duke marrë pëlqime të shumta. Detaji që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Ronaldo Sharkës që ngriti aludime për çiftin.
"Që kur u fejove na harrove fare”, shkruan moderatori në foton e shpërndarë nga Jori.