Aktualitet

Jo vetëm artistët, procedohen penalisht edhe Basha me Kryemadhin

Shkruar nga Liberale
Jo vetëm artistët, procedohen penalisht edhe Basha me Kryemadhin

Policia e Tiranës nuk ka proceduar penalisht vetëm artistët për protestën e djeshme, por edhe kryedemokratin Lulzim Basha si dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Bashkë me to po procedohen në gjendje të lirë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata.

Sipas policisë, personat e proceduar kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme duke kundërshtuar efektivët e policisë dhe duke penguar qarkullimin e makinave në rrugë.

Ndërkohë kujtojmë që disa ditë më parë si Basha ashtu dhe Kryemadhi u gjobitën për shkak se dolën në protestë në situatë pandemie. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH