Aktualitet

"Jeta m'u kthye në ferr", thyen heshtjen nëna e 14-vjeçares që u vra në Maqedoninë e Veriut: Nuk e kuptoj pse vajza është në varr

Shkruar nga Liberale
"Jeta m'u kthye në ferr", thyen heshtjen nëna e

Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës 14-vjeçare të vrarë në Maqedoninë e Veriut, Vanja Gjorçevska, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë. Ajo thotë se ende nuk e di arsyen e krimit, ndërsa pretendon se me babain e vajzave kishte marrëdhënie të mira. Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmurë, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo. Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

Vrasja e Vanjës nga pesë personat e dyshuar, sipas prokurorisë, është ndihmuar edhe nga babai i vajzës, i cili iu ka dhënë informacione autorëve për vendndodhjen e Vanjës. Sipas prokurorisë, babai këto informacione i ka dhënë që Vanja e rrëmbyer të përdoret si peng për të kërkuar para nga nëna, e cila kishte shitur një banesë dhe babai kërkonte pjesë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH