Banorët e Rinasit kanë zhvilluar këtë të mërkurë protestën e tretë kundër vendimit të Autoritetit Rrugor për të kthyer rrugën që të çon në aeroport vetëm me një sens lëvizje. Sips tyre, ky vendim bën që fshati të izolohet plotësisht, duke pamundësuar çuarjen e fëmijëve në shkollë, apo shkuarjen në punë.
Për të demonstruar pasojat që u shkakton bllokimi i rrugës, banorët po marshojnë drejt shkollës së fshatit për të dëshmuar se nga 200 fëmijë vetëm një pjesë e vogël ka mundur të shkojë në mësim për shkak të devijimit të rrugës.
“Ne jemi të bllokuar, nuk kemi nga të shkojmë në asnjë lloj drejtimi. Ne tani jemi nisur për te shkolla e Rinasit që dhe ju të kuptoni sa fëmijë janë në shkollë. Nuk ka asnjë mënyrë si t’i çojnë. Pyetni drejtoreshën nga 200 fëmijë, 10 mund të kenë shkuar”, tha një prej banorët.
Një tjetër banore u shpreh: “Ne nuk kemi një mjek dhe një farmaci. Ne jemi të izoluar. Farmaci këtu nuk kemi, duhet të shkojmë në Fushë Krujë, sit ë shkojmë ne se ngelemi në Fushë Prezë. Fëmijët nuk mund t’i çojmë në shkollë, me këmbë nuk shkojnë dot se rruga është e ngushtë dhe kemi frikë se i përplas makina, ne jemi të izoluar”.