Globi

Jeff Bezos niset sot drejt hapësirës

Shkruar nga Liberale
Jeff Bezos niset sot drejt hapësirës

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, do të udhëtojë sot në hapësirë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin.

Ai do të shoqërohet nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare Wally Funk dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen. Fluturimi i tyre do të zgjasë 11 minuta.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin. Është një gjë që kam dashur ta bëj gjithë jetën tim”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

Ai ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

Bezos, shef i Amazonit kompanisë së shitjeve online, është një nga njerëzit më të pasur në botë. Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë Dollarëve. /REL

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH