Reuters ka konfirmuar se një panel i ministrisë japoneze të shëndetësisë ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer të Covid-19 për personat e moshës 12 deri më 15 vjeç.
Kjo masë e marrë nga qeveria e ka ulur pragun e vaksinimit, duke përfshirë edhe adoleshentët nën moshën 16 vjeç. Kjo vjen pas vendimit të SHBA dhe kombe të tjera, të cilat kanë nisur vaksinimin masiv edhe për adoleshentët.
Prej disa javësh në Taivan janë rritur rastet e infektimeve që prej fillimit të pandemisë dhe ministria e shëndetësisë pranon se rastet mbeten ende në rritje. Taivani mbetet në nivelin tre të rrezikut të Covid-19, duke mbyllur të gjitha aktivitetet argëtuese dhe sportive.
Nga ministria e shëndetësisë bëhet me dije se deri sa të jetë e qartë situata e trendit të infektimeve nuk do të ketë një mbyllje të mëtejshme.
Rreth 330,000 njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri më tani. Spitaleve të Tajvanit gjithashtu u është thënë që të dyfishojnë kapacitetin e tyre të pacientëve duke lejuar dy pacientë në një dhomë, në vend të një.