Shqipëria luan sonte në Turqi me shpresën për të marrë një fitore, për t’u kualifikuar në “EURO 2020”.
FSHF në bashkëpunim me vetë lojtarët e Kombëtares kanë përcaktuar edhe politikën e premiove për rastet e fitoreve.
Sipas Panorama Sopert, fitoret e siguruara në ndeshjet që luhen në Shqipëri janë vlerësuar me rreth 5 mijë euro shpërblim për titullarët, ndërsa për fitoret në transfertë, premio shkon deri në 6 mijë euro.
Pra, kuqezinjtë kanë mundësi të fitojnë sot nga 6 mijë euro për kokë, titullarët, nëse fitojnë në Turqi. Kjo është premio e akorduar nga federata, pa llogaritur bonuset që vijnë nga jashtë./Gazeta Liberale