Showbiz

Ja pse duhet të filloni të pini kakao në vend të kafesë

Shkruar nga Liberale
Ja pse duhet të filloni të pini kakao në vend të kafesë

Shumë shkencëtarë pajtohen se ky ritual i pirjes së përditshme të kafesë nuk ndikon aspak pozitivisht në shëndetin tonë, përkundrazi. Për fat të mirë, ka pije shumë më të mira zëvendësuese që ofrojnë të njëjtën nxitje dhe përfitime shëndetësore.

Pikërisht njëra prej tyre është kakaoja e zier. Në vend të kafeinës, kakao përmban diçka të quajtur teobrominë, e cila në greqisht përkthehet si “ushqimi i perëndive”. Teobromina është një stimulues natyral që zgjeron enët e gjakut (në vend që t’i shtrëngojë ato) për të rritur rrjedhjen e gjakut, duke ju dhënë të njëjtën nxitje energjie si kafeja – përveçse zgjat më shumë dhe nuk ka të gjitha efektet anësore të këqija.

Kakaoja e papërpunuar, copa ose pluhur, konsiderohet si një nga ushqimet më të mira për shkak të vetive të saj ushqyese.

Kjo është arsyeja pse ky ushqim i përket kategorisë së superushqimeve.

Kakaoja përmban më shumë se 300 substanca kimike që ndikojnë pozitivisht në shëndet dhe ka disa veti pozitive:

Mbron trupin nga ndikimi i radikaleve të lira

redukton stresin dhe depresionin

mbron nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Mbron nga shumë lloje të kancerit

është një burim i shkëlqyer i hekurit

rregullon nivelin e sheqerit dhe kolesterolit

promovon memorie dhe përqendrim më të mirë.

Zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër

ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH