Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer në emisionin "Më prit në fundjavë" me Ermal Peçin se, ka nisur përgatitjet për dasmën e saj.
Iva i tregoi Ermalit se deri më tani kanë menduar për një dasmë intime dhe jashtë Shqipërisë.
Për gazetaren dasma në Shqipëri dashje pa dashje do krijonte pakënaqësi për mos pjesmarrjen e shumë miqve, të afërmëve ndaj një dasmë jashtë do ti jepte fund diskutimeve 'përse nuk më ftove dhe mua'.
Pyetjes së Ermalit nëse dasma vjen vitin tjetër nisur nga planet e bëra, Iva tha se: "Mund të jetë edhe brenda këtij viti. Mund të jete 2023, jo 2024."
Sa i përket ushqimit, ajo tha se do të jenë të gërshetuara shqiptare dhe gjermane, pasi partneri i saj është gjerman.