Aktualitet

Ismail Kadare urim të ndjerë për bashkëshorten: S’ka fjalë që përkufizon lidhjen tonë

Shkruar nga Liberale
Ismail Kadare urim të ndjerë për bashkëshorten: S’ka

Në 78-vjetorin e shkrimtares Helena Kadare, bashkëshorti i saj, shkrimtari Ismail Kadare, ka një mesazh urimi.

Çfarë është Helena për ju?

Kadare: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka. Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.

Burimi: News 24

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH