Aktualitet

“Ishte në regjim shtrati, kishte hequr apendicitin”/ Vëllai tregon bisedën e fundit me 31-vjeçaren që u mbyt ngas burri në Itali

Shkruar nga Liberale
“Ishte në regjim shtrati, kishte hequr apendicitin”/

Tronditëse janë detajet e zbuluara nga vëllai i gruas 31-vjeçare, e cila u nda nga jeta pas dy ditësh agonie në spital, për shkak të mbytjes nga bashkëshorti.

Në një lidhje telefonike nga Italia, Erjon Kanolja, tregoi bisedën dhe takimin e fundit me të motrën, Etleva Bodi, një ditë para ngjarjes. Ai tha mes të tjerash se motra e tij ishte në regjim shtrati, pasi ishte operuar dhe kishte hequr apendicitin vetëm 3 ditë para ngjarjes.

“Shkaqet e konfliktit ishte xhelozia. Motra nuk ka pasur telefon. Ai e kuptoi pas shumë kohe. Se po të ishte informuar ambulanca në kohë, do të ishte gjallë motra. Ai është munduar, por dëmi ishte i madh. Kishte shkaktuar dëme cerebrale te motra. Shpresë kishim, shpresonim mrekulli. Ishte dhe në dorë të fatit. Një ditë më parë kisha folur unë. Nuk kam biseduar me të tjerët. Kemi folur; si je, a je mirë? Kalo të rrimë pak më tha. Kalova dhe pimë kafe te shtëpia. Çdo gjë dukej normale. Ditën e nesërme ndodhi ngjarja. Nuk pashë asnjë lloj shqetësimi. Isha sepse ka qenë e operuar 3 ditë më parë nga apendiciti. Nuk arrinte që të çohej. Ishte në regjim shtrati. Kërkoj ndihmë për mbështetjen për fëmijët. Për motrën, çdo kush që ka mundësi, që të na ndihmojë.”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH