Që prej 5 janarit në drejtoritë e institucioneve publike janë depozituar certifikatat e vaksinimit si masë detyruese nga komiteti teknik i ekspertëve
20 grupe të ISHSH kanë zbritur në terren për të bërë verifikime të gjithë administrës, supermaketeve dhe subjekteve të ndryshme nëse janë pajisur punonjësit me certifikatë vaksinimi, test anti-Covid apo vërtetim se e kanë kaluar Covid së fundmi.
Punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor bëjnë skanimin e barkodit për të vërtetuar deklaratën në listën e drejtorive.
Njëri prej grupeve është ne ambientet e QKBnë njërën prej drejtorive ku janë të punësuar 32 punonjës prej tyre pjesa më e madhe e punonjësve janë me certifikatë vaksinimi me të dyja dozat.
Për të gjithë ata punonjës që kanë dorëzuar kryerjen e një dozë vaksine, punonjësit e ISHSH do të rikthehen në administrata për të parë nëse është kryer edhe doza e dytë. Në të kundërt, sipas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve, punonjësit nuk do të lejohen të shkojnë në punë.
Të mërkurën në Shqipëri u regjistruan 11 mijë vaksinime, më e larta që prej 9 shtatorit. Deri tani afro 55% e popullsisë mbi 16 vjeç është vaksinuar kundër Covid-19./Klan