Agim Kajmaku u ndalua sot nga policia, teksa merrte shërbimin në një spital privat në Tiranë.
Por, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi, arrestimin e Kajmakut e vlerësoi si një lojë të Ramës në prag të zgjedhjeve.
“Arrestimi nuk është fitore e opozitës, fitore është ajo që keni nxjerrë fakte për këta kryebashkiakë. Arrestimi është lojë e Ramës dhe e PS me të vetët, por qytetarët janë të zgjuar dhe i kuptojnë këto lojëra. Ky është një individ që lëviz lirshëm nga data 1 nëntor edhe pse ka një masë sigurie nga gjykata e Tiranës dhe këta e ka bërë edhe para Drejtorisë së Policisë”, u shpreh ish-deputetja e PD për A2.
Më tej, Dhurata Çupi thekson se ajo që është më shqetësuese është mungesa e të paktën një ndjese publike nga ai që i zgjodhi.