Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku do të mbahet interpelanca me kryeministrin Edi Rama për çështjen "McGonical".
Po ashtu në këtë seancë është depotizuar një kërkesë nga një grup deputetësh të PD-së, që të futet në rend dite kjo çështjes, ku ligjvënësit të mbajnë fjalimet e tyre pa limit kohor.
Konferenca e Kryetarëve më 30 janar futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga grupimi demokrat i Enkelejd Alibeajt, ku do të pyesin Ramën për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së.
Kujtojmë se, kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha dhe 4 deputetë të tjerë, mungojnë sot në seanca, pasi janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare.