Një infermiere në Kosovë ka humbur betejën me COVID-19. 63-vjeçarja Shkurte Gecaj nga Peja, mësohet se është vjehrra e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë deputeti në rrjetin social “Facebook”, teksa e cilë son një heroinë që luftoi deri në fund duke ndihmuar të tjerë t.
“Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq! Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona. Zoti të shpërbleftë më Xhennet. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja! Me respekt Veton Berisha”, shkruan ai.