Një tjetër person ka rezultuar pozitiv me Covid-19, në institucionet arsimore të Delvinës. Edukatorja e një kopshti ka rezultuar pozitive ndaj virusit. Ajo është asimptomatike dhe është karantinuar së bashku me familjarët e saj, ndërsa në karantinë janë vendosur edhe 6 fëmijët e kopshtit.
Kopshti ku rezultoi e infektuar edukatorja ndodhet në të njëjtën godinë me shkollën 9-vjecare “Kosta Çavo”, aty ku javën e shkuar u prek nga Covid-19 një mësuese. Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa janë bërë dezifektimet në të gjithë ambientin.