Aktualitet

Indeksi Global i Krimit: Shqipëria ndër vendet më problematike

               Publikuar në : 21:23 - 20/10/21 liberale

Shqipëria vijon të renditet mes vendeve problematike në botë për sa i përket krimit të organizuar dhe të gjitha fushave të tij.

Indeksi Global i Krimit ka renditur Shqipërinë mes 70 vendeve nga 193 të analizuara sa i përket krimit të organizuar dhe thotë se vendi ka aftësi të vogla për ta përballuar e luftuar atë për shkak të përfshirjes së funksionarëve shtetëror.

Raport vlerësimi i publikuar nga Indeksi Global i Krimit të Organizuar flet për Shqipërinë si një vend ku dominojnë rrjetet kriminale me influencë në disa veprimtari të jashtëligjshme.

“Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë”, shkruan raporti.

Për zhvillimin e kriminalitetit, indeksi global evidenton se ky fenomen vjen dhe për shkak të bashkëpunimit me funksionarë të shtetit.

“Raportohet se anëtarët e grupeve të krimit janë emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror. Rrjetet kriminale janë ngulitur shumë në strukturat e nivelit lokal dhe rajonal dhe veprojnë me policinë dhe marrin mbrojtje politike”, thuhet në raport.

Raporti thotë se rrjetet kriminale shqiptare janë të përfshira shumë në trafikun e drogës, veçanërisht tregtinë e kanabisit dhe kokainës në Evropë.

Krahas trafikimit sipas raport vlerësimit ata janë të përfshirë dhe në ruajtjen dhe shpërndarjen e tyre. Nisur nga kjo Indeksit Global të Krimit të Organizuar evidenton se, grupet shqiptare kanë arritur të kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë së narkotikëve në Evropë.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back