Duke marrë shkas nga menaxhimi i zgjedhjeve vendore të garës së 14 Majit nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe ligjzbatuese në vend, analisti Ervis Iljazi i ftuar në emisionin “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma, nuk i kurseu kritikat e tij.
“Ne kemi ngritur një sistem të tillë që institucionet e pavarura të jenë të gjithë partiake.”
“Policia është partiake, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është partiak, përveç SPAK-ut nuk di një institucion që nuk është partiak.”
“Si policia, si KQZ-ja pra të gjithë institucionet përgjegjëse për menaxhimin dhe garantimin e zgjedhjeve janë ngritur në një sistem të menaxhimit partiak në Shqipëri, dhe prej 33 vitesh ne akoma nuk po shkëputemi dot.”
“Këtu duhet një vullnet që menaxhimin e zgjedhjeve ta shkëpusi nga varësia partiake, dhe nuk e di a ka sot një vullnet politik për ta bërë këtë”, u shpreh ndër të tjera profesori Ervis Iljazaj.