Aktualitet

IGJEUM: Reshje me intensitet, rrezik për përmbytje

Shkruar nga Liberale
IGJEUM: Reshje me intensitet, rrezik për përmbytje

Reshjet e shiut me intensitet që kanë përfshirë Shqipërinë këtë fillim vit, rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit këtë javë pothuajse i gjithë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje me intensitet të lartë duke sjellë rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë si Drini-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

IGJEUM thotë se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës, i cili pritet të jetë me prurje maksimale.

Sipas sinoptikanëve kjo situatë e reshjeve pritet të zgjasë deri më 12 janar. Javën tjetër Shqipëria do të jetë me mot të kthjellët.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH