Aktualitet

I vranë vëllanë, kush është 34-vjeçari që organizoi 2 vrasjet

Shkruar nga Liberale
I vranë vëllanë, kush është 34-vjeçari që

Erion Alibej, i arrestuari si porositës i dy vrasjeve në Elbasan, të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, ka një të shkuar kriminale, ndërsa është i përfshirë edhe në trafikun e drogës. Ai dyshohet se kishte lidhje me trafikantë ndërkombëtar droge dhe cilësohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve në Elbasan është vëllai i Endrit Alibej, i riu i cili është ekzekutuar në sy të familjarëve të tij 2 vite më parë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të 2018, kur Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve.

Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH