Një shpërthim me tritol është regjistruar 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Bëhet e ditur se makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.
Nga informacionet e para mësohet se biznesmeni ka banesën në afërsi dhe kishte parkuar makinën aty afër. Ndërkohë para hetuesve ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.
Policia ende nuk ka identifikuar autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij.
Në pamje autori shfaqet i vetëm teksa vjen pranë makinës dhe i maskuar lë lëndën plasëse dhe largohet. Për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga policia.