Aktualitet

I vendosën tritol në banesë, koordinatori i PD: Jemi të trembur

Shkruar nga Liberale
I vendosën tritol në banesë, koordinatori i PD: Jemi të

Koordinatori në degën e PD në Shijak, Ilgner Vora ka dhënë një prononcim për mediat pas sulmit me tritol mbrëmë në banesën e tij.

Ai mohoi që të ketë konflikte me njeri, teksa shtoi se në banesë jetojnë 12 persona dhe janë të trembur.

“Ishte një tritol i shpërthyer pranë derës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Shpërtheu një fitil me lëndë plasëse të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit. Policia e Shijakut dhe e Durrësit po hetojmë. Sa i përket politikës, unë ushtroj gjatë 3 viteve ushtroj detyrën e kryetarit në Shijak…Vëlla im është 16 vjeç. Nuk kemi konflikte me askënd. Përveç denoncimeve tona politike. Por duhet të presim. Ne jemi familje shumë e madhe. Jetojmë 12 persona në një banesë, bashkë me vëllain e madh dhe familjen e tij. Të trembur jemi shumë.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH