Aktualitet

I pa penduar, rrëfehet në polici autori që vrau me sëpatë kunatën në Elbasan: Pse e kreva krimin

Shkruar nga Liberale
I pa penduar, rrëfehet në polici autori që vrau me

Zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën vrau me sëpatë në mes të rrugës motrën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevanin.

Tashi për policinë tha se e vrau 44-vjeçaren Alma Qevani, pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij. “E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, tha ai, sipas dëshmisë së zbardhur nga burime të “Top Channel”. Autori dyshohet se vuante nga shëndeti mendor. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenje pendese dhe është shfaqur i bindur duke pretenduar se ka bërë gjënë e duhur. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa mbante në dorë armën e krimit, një sëpatë, dhe me duart e gjakosura po vraponte në drejtim të paditur.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH