Aktualitet

I mbijetuari nga tërmeti: Kur pashë projektorët, më erdhi sërish jeta

Shkruar nga Liberale
I mbijetuari nga tërmeti: Kur pashë projektorët, më erdhi

Pas 24 orë kërkimesh intensive nga forca të operacionit të kërkim-shpëtimit, Fatmir Gjana, është nxjerrë mëngjesin e sotëm shëndosh e mirë nga rrënojat e pallatit 5 katësh të shembur në lagjen 6 të Durrësit.

Ai tregon për A2, momentet e tmerrit të përjetuar, aty ku shpresat për t’ia dalë me sukses, ishin të pakta.

Në momenti që ka rënë tërmeti isha në derën e dhomës. Aty humba çdo gjë, nuk lëvizja dot as këmbët as gjunjët. Kisha rrënojat tre gishta larg fytyrës, por i vetëdijshëm gjithë kohës, deri sa kam komunikuar me zjarrfikësin dhe më pyetën si e kisha emrin. Ishte shumë e vështirë, se kati i dytë i joni ishte zhytur në tokë. Kanë hapur një tunel me ekskavator, e pashë në video sot. Personi që më shpëtoi ishte një hero. Hyri në galeri deri tek unë, doli jashtë të marrë oksigjen, u kthye prapë të gërmonte. Kur pashë projektorët, sikur më erdhi sërish jeta”, tregon ai.

Fatmiri, tregon momentin e dhimbshëm kur ka parë për herë të fundit para tërmetit, bashkëshorten e tij, Xhulin, e cila rezulton ende e zhdukur nën rrënoja.

Kur ra tërmeti, ajo shkoi nga dera kryesore, unë te dera e dhomës. Aty gjithçka mori fund dhe nuk di gjë për të. Vazhdojnë kërkimet, por shpresat janë të pakta, nuk besoj”, thotë ai.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH