Tre të vdekur është bilanci i një atentati mafioz, që ndodhi mes-drekën e sotme, pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.
Në drejtim të automjeti u qëllua me 60 plumba, duke bërë makina të marrë flakë dhe që dy prej tyre të shkrumboheshin brenda.
Fillimisht u identifikua Diklen Vata, i pari që doli nga makina, por ndërroi jetë nga breshëria e plumbave që u derdh në drejtim të makinës së tyre. Sipas hetimeve paraprake 30 vjeçari me origjinë nga Laçi ka qenë i arrestuar më parë nga policia për trafik droge.
Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha janë identitetet e dy viktimave të tjerë nga atentati i ndodhur mesditën e së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Brilant Martianj ishte djalë xhaxhai i Ervis Martinajt, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, i cili u realizua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Kjo e impikonte Ervis Martinajn për dhënien e porosisë për një vrasje me pagesë. Brilant Martinaj ka qenë i skeduar nga policia në lidhje ngjarjen e ndodhur dy vite më parë ku humbi jetën Xhulio Prela.
26-vjeçari Xhulio Prela u vra në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush, ku autori i dyshuar ishte Brilant Martinaj. Më parë një depozitë uji në banesën e Redion Hysës janë gjetur dy armë të cilat pas ekspertizës së bërë rezultoi se ishin të përdorura në vrasjen e Xhulio Prelës.
Arma tip kallashnikov u përdor nga kushërinjtë Hysa për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistoletë TT pas ekspertizës balistike e provoi që ishte arma me të cilën i mori jetën efektivit të FNSH.
Xhulio Prela dhe Brilant Martinaj
Që prej dhjetorit të vitit 2020 vijojnë të jenë në burg Redion Hysa dhe Sokol Hysa, kushërinj të cilët qëlluan kamerat e sigurisë të një objekti. Ndërkohë Nikoll Sherniku u lirua pak kohë më parë për mungesë provash.
Nikoll Sherniku u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lezhës së bashku me Sokol Hysën ndërsa Redion Hysa vijon të jetë në burg.
Pas ngjarjes së sotme, në fshatin Larushkë është gjetur një tjetër automjet i djegur dhe dyshohet se i përket 3 autorëve të dyshuar të atentatit. Forca të shumta policie janë vënë në kërkim të autorëve.