Aktualitet

Hyri i maskuar dhe kërcënoi me armë punonjësin, kapet grabitësi në Greqi

Shkruar nga Liberale
Hyri i maskuar dhe kërcënoi me armë punonjësin, kapet

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Irakleo, Greqi. Një burrë, i veshur me maskë, hyri në një pikë karburanti në Knossos në mesnatë dhe duke kërcënuar punonjësin, i kërkoi para nga arka.

Punonjësi i ka dhënë 260 euro dhe grabitësi i ka marrë dhe është zhdukur në këmbë. Policia duke përdorur materialet e kamerave të sigurisë, si dhe deklaratat, ka mbërritur në gjurmët e autorit, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH