Pas humbjes 2-0 me Vllazninë në Shkodër, Teuta vendosi të shkarkojë trajnerin italian.
Klubi i futbollit Teuta njofton ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit me trajnerin Diego Longo!
Sipas klubit Teuta pati “një dakordësim me presidentin Edmond Hasanbelli, teksa iu dha fund edhe periudhës si trajner i ekipit Teuta. Klubi i futbollit Teuta falenderon mister Diego Longon për impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen!”.
Teuta ndodhet aktualisht në zonën e rrezikuar për rënien nga kategoria.
/Liberale.al/