Aktualitet

"Hodhën flakadanë e kapsolla dhe dëmtuan punonjësit e policisë", arrestohen dy protestues

Shkruar nga Liberale
"Hodhën flakadanë e kapsolla dhe dëmtuan punonjësit e

Dy persona janë arrestuar, një është proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë.

Policia njofton se, si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në datën 13 shkurt 2023, arrestuan shtetasit:

– J. S., 36 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë dhe D. P., 19 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 16-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. A., 30 vjeç.

Këta shtetas, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme, gjatë tubimit të datës 13 shkurt 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH