Aktualitet

Hetimet për Ndragheta-n, SPAK kërkon listën e tenderave nga 2013

Shkruar nga Liberale
Hetimet për Ndragheta-n, SPAK kërkon listën e tenderave nga 2013

Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime intensive për sa i përket dosjes “Ndragheta” të mbërritur një javë më parë në institucionin e akuzës.

Burime jo zyrtare nga SPAK për Klan News, bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar shkresa nga Agjencia e Prokurimit Publik, për hetimin e nisur pas përgjimeve në Itali.

Sipas informacioneve, SPAK ka kërkuar listën e tenderave që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot. Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderat qe përmenden në përgjime

Ndërkohë SPAK ka marrë listën e përkthyesve në Ministrinë e Drejtësisë për të përkthyer në shqip materialet e dosjes së “Ndrangheta-s”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH