Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve është për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurti.
“Fituesi i zgjedhjeve të kryej këtë veprimet për të konstituar Kuvendin. Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi të parin, as mbi të dytin as mbi të tretin. Duhet të konstituohet Kuvendit. Vonesat tash e tutje për krijimin e institucioneve bien mbi VV’në dhe z. Kurti”, ka shtuar Haradinaj.
Haradinaj nuk do të jetë deputet i Kuvendit nga radhët e partisë së tij, duke qenë se ka dorëzuar dorëheqjen në KQZ dhe sekretariat të Kuvendit. Ai vetëm i ka shoqëruar deputetët e tij deri në Kuvend./Gazeta Liberale