Aktualitet

Hapet 'spitali' i parë i qenve në Tufinë, vizitohet edhe nga Veliaj: Vitin e kaluar trajtuam 6 mijë qen në situatë rruge

Shkruar nga Liberale
Hapet 'spitali' i parë i qenve në Tufinë, vizitohet

Hapet strehëza e re veterinare për kafshët e rrugës.

Hapet në Tufinë strehëza veterinare për kafshët e rrugës. Sipas Veliajt, me hapjen e kësaj qendre i jepet fund problematikë së qenve endacakë në kryeqytet.

“Vitet e fundit kemi trajtuar 6 mijë qen në situatë rruge, të cilët janë vaksinuar dhe kanë marrë shërbimin mjekësor, e më pas janë adoptuar. Sigurisht, tani që kemi një hapësirë më dinjitoze, ky proces ndodh me kushte shumë herë më të mira, por krijon edhe një mundësi për të ftuar njerëz për t’i parë, për t’i inkurajuar që të lidhen me botën e kafshëve, sidomos fëmijët. Mund t’ju shërbejë edhe studentëve të ardhshëm të veterinaries apo atyre që duan të krijojnë një sipërmarrje të vogël si kujdestarë të katërputroshëve”.

Kjo qendër do të shërbeje edhe si një mundësi për adoptimin e kafshëve.

“Ky projekt do ta bëjë Tiranën më të mirë. Ka shume njerëz që më kanë kërkuar të adoptojnë një kafshë dhe tani e dinë adresën, e dinë se çfarë pune e mrekullueshëm bëhet këtu, por sot kemi edhe një vend që i përgjigjet profesionalizmit të stafit tonë dhe të bashkëpunëtorëve tanë, edhe me kushtet fizike. Mezi pres që të fillojmë një fushatë adoptimesh, për të gjithë ata që kur afrojnë festat edhe duan që t’u blejnë një kafshë fëmijëve, një katërputrosh të vogël, i bëj thirrje, nëse nuk jeni përgatitur që ta mbani, ju lutem mos shpenzoni paratë tuaja, por as mos shkaktoni një fatkeqësi, duke lënë në rrugë një kafshë të pambrojtur”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH