Aktualitet

Hap dyert spitali i Fierit, Rama: Shyqyr që i kemi të ndaluara bastet

Shkruar nga Liberale
Hap dyert spitali i Fierit, Rama: Shyqyr që i kemi të ndaluara bastet

Hap dyert “Spitali rajonal Memorial Fier”, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se ky është një sukses përmbi sukses.

Me shaka, Rama tha se fatmirësisht, bastet i kanë ndaluar të dyja shtet, sepse në të kundërtën ai do ishte një “bastexhi i humbur përballë Erdogan”. Kjo sepse kur presidenti turk dha lajmin se do bënte spitalin turk për 3 muaj, Rama u tregua skeptik për këtë afat.

“Kemi bërë shumë mirë që i kemi ndaluar bastet, se unë sot do isha një bastexhi i humbur dhe Erdogan do ishte fituar, por s’e vumë bastin për fat të mirë. Nuk i gjej dot bisht kësaj pune, është sukses mbi suksesin, por as nuk dua ta harroj se presidenti mban shënime, në takimin historik ne kemi nënshkruar disa marrëveshje dhe se për ato kanë nisur puna”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH