Aktualitet

Hajdari akuza partive: I shkelin syrin njëri-tjetrit, kur flitet...

Shkruar nga Liberale
Hajdari akuza partive: I shkelin syrin njëri-tjetrit, kur flitet...

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik është shprehur e revoltuar për diskutimet në mbledhje. Sipas Hajdarit sa herë që flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe i bëjnë bisht ndryshimeve.

Hajdari thekson se për sa kohë që janë listat e deputetëve, këta (përfaqësuesit në Këshillin Politik) e kanë kryer misionin e tyre dhe sipas saj më pas e zhvendosin vëmendjen në diskutime që s’kanë interes për qytetarët shqiptarë.

"Shqiptarët e duan këtë betejë, ndaj i ftoj të më bashkohen, ndryshe do ngeleni në duart e tyre që duan interesin e tyre, ata i kanë gjërat e tyre në rregulloj por i harrojnë shqiptarët, cdo grua, nënë student që s’ka shpresë të më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhore, momenti është tani të dashur shqiptarë, po bëjmë një reformë zgjedhore. Sa herë që flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe i bëjnë bisht. Për sa kohë që janë listat e deputetëve, këta e kanë kryer misionin e tyre. Dhe merren me diskutime që s’kanë interes për qytetarët shqiptar. Unë kam ardhur në Shqipëri vetëm për të forcuar dy parimet, lirinë dhe demokracinë”, shprehet ndër të tjera Hajadri.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH