Aktualitet

Grida Duma: Nuk besoj te shtrirja e dorës së Ramës

Shkruar nga Liberale
Grida Duma: Nuk besoj te shtrirja e dorës së Ramës

Në një intervistë për Abc News, Grida Duma e pyetur për shtrirjen e dorës që kryeministri Edi Rama ka përmendur pas fitores së zgjedhjeve, tha se nuk beson asnjë fjalë të tij.

“Kur e ke prerë mendjen që ky njeriu ky është, nuk do ta çosh ne riedukim. Qimja ndërrohet por zakoni jo. Ai nuk ka limite.”

Megjithatë, ajo shtoi se për çështje kombëtare siç mund të jetë shëndetësia apo arsimi mund të bëhet bashkëpunim vetëm nëse vërtetohet funksionimi i institucioneve.

Sa i përket situatës në Selinë Blu pas humbjes së zgjedhjeve, Grida Duma tha se analiza do të nisë sapo të mbyllen piketat për ndjekjet e rasteve dhe pastaj partia futet në proces analize.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH