Aktualitet

Grabitet shkolla 9-vjeçare në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Grabitet shkolla 9-vjeçare në Gjirokastër

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku po merret me grumbullimin e provave.

Kjo shkollë, e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e papajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t’i duhet shumë punë për të identifikuar autorët.

Për pasojë, procesi mësimor sot në këtë shkollë është pezulluar.

Shpeshherë ky objekt ka rënë pre e grabitjeve gjatë kohëve të fundit. Nuk dihet se çfarë është grabitur ndërkohë që grabitësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës duke e dëmtuar atë.

Pas inspektimit fillestar janë konstatuar dëmtime të orendive mësimore në klasa, ndërkohë që tentativa e grabitësve për të depërtuar në zyrën e drejtorisë ka rezultuar e dështuar.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH