Aktualitet

Gjykata zbardh telefonatat mes Habilajt dhe ish-vartësit të Tahirit

Shkruar nga Liberale

Gjykata e Krimeve të Rënda rendit disa prej situatave që faktojnë sipas saj lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Habilajve.

“Pavarësisht se nuk kanë rezultuar element provues për të mbështetur përgjimet ambjentale të kryera në Itali, ku Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij dhe personat e tjerë flasin për dhënie dhuratash dhe shumash parash ish ministrit Tahiri dhe familjarëve të tij, në vlerësimin e Gjykatës ka prova dhe indicie që tregojnë një situatë marrëdhëniesh apo lidhjesh të qëndrueshme të të pandehurve”, thuhet në dosje.

-shërbimet e vazhdueshme të kryera nga Artan Habilaj dhe Moisi Habilaj ndaj të pandehurit Saimir Tahiri në rastin e lëvizjeve të tij në Greqi në gusht 2014 dhe për riparimin e mjetit lundrues “Auras”

-përdorimi nga i pandehuri Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij e automjetit me targë AA 003 GB edhe pas shitjes shtetasit Artan Habilaj, në disa raste përgjatë vitit 2014 ( lëvizjet mbështesin faktin se mes tyre janë mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme).

– udhëtimi në Itali në të njëjtën kohë vajtje-ardhje, më të njëjtin intinerar dhe destinacion, i Moisi Habilajt i babait të të pandehurit Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së të pandehurit Saimir Tahiri, në datat 08.07.2014-10.07.2014 ( madje del qartë nga përgjimet se Moisi Habilaj dhe Bashkim Tahiri gjendeshin së bashku në banesë/hotel)

– ekzistenca e mjaft numrave telefonikë të përbashkët në fluksin e komunikimeve telefonike të të pandehurit Saimir Tahiri dhe Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe Artan Habilaj;

– komunikimet e shpeshta dhe të drejtpërdrejta telefonike të Moisi Habilaj me Evi Robo, lidhje e afërt e të pandehurit Saimir Tahiri në detyrën e drejtorit të Inspektimit në ministrinë e Brendshme në të njëjtën periudhë që i pandehuri Saimir Tahiri ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH