Trupi i pajetë i një 55 vjeçari është gjetur pasditen e sotme në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, ai është identifikuar si N. SH nga fshati Shkjezë i Vaut të Dejës.
Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.06.2020, ora 19:20, në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, është gjetur pa shenja jete, në rrugë shtetasi N. Sh. 55 vjeç, banues në Shkjezë.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune në trupin e viktimës dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./