Globi

Gjendet një trup i pajetë brenda statujës së dinozaurit në Spanjë

Shkruar nga Liberale
Gjendet një trup i pajetë brenda statujës së dinozaurit

Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.

Autoritetet u njoftuan të shtunën, pasi një baba dhe djali i tij vunë re një erë që buronte nga figura papier-mâché në Santa Coloma de Gramenet, një periferi e Barcelonës.

Babai më pas e pa kufomën përmes një çarjeje në këmbën e zbrazët të Stegosaurusit.

Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Mediat raportojnë se viktima po tentonte të merrte telefonin e tij, i cili kishte rënë brenda statujës. Më pas, ai u rrëzua dhe mbeti i bllokuar në, në pamundësi për të kërkuar ndihmë.

Policia po pret rezultatet e autopsisë së tij për të zbuluar se si ai vdiq.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH