Daljet që Çlirim Gjata dhe të tjerë përfaqësues të PD bënin kokë më parë nga selia blu, sipas vetë atij kanë pasur një prapavijë të rëndë.
Gjatë një bisede në Klan News, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, tregoi për urdhrat që sipas tij vinin papritur.
Çlirim Gjata: Ai nuk e do Partinë Demokratike për opozitë, ai e do për biznes. Kemi trajtuar herë pas here deklarata. Kemi dalë me emra kundër oligarkëve dhe papritur vihej heshtje. Ne dilnim në deklarata, përmendnim oligarkët, përmendim bizneset, korrupsionin që bënin me Edi Ramën. Pasi bënim deklaratën, heshtje totale, ndërpritej gjithçka. Sot jam i bindur që këto kanë shërbyer si gjoba. Pra, dil bëj deklarata, ata paguanin gjoba dhe ne demokratët rrinim.