Aktualitet

Gazment Bardhi: Të krijohet një grup pune për bashkimin e partisë dhe zgjedhjen e kryetarit

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi: Të krijohet një grup pune për bashkimin e

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes bëri thirrje për bashkim të të gjithë demokratëve duke nisur nga baza.

Ndër të tjera ai ka thënë se shumë shpejt platforma që synon të forcojë Partinë Demokratike do të jetë publike shumë shpejt.

“Detajet do t’i merrni vesh shumë shpejt. Platforma synon vetëm të forcojë PD-në. Detyra jonë është të bëjmë një parti më të fortë, moderne që i përgjigjet interesave të shqiptarëve. Platforma do të jetë publike. Do ta shikoni nëse ka ose jo vija të kuqe. Unë nuk kam asnjë kompleks të ulem me cilindo brenda PD-së për t’u parë në sy, për të diskutuar se cila është rruga më e mirë për të çuar përpara PD-në. Selia nuk është një ambient që detyron, që do duhet patjetër të bëhen mbledhjet aty. Në grupin parlamentar ftohen të marrin pjesë secili prej kolegëve. Sot psh për shkak të ishim në seancë plenare, mbledhjen e kemi bërë në zyrat e seancës plenare. Kur partia të jetë gati në përputhje me statutin do të ketë dhe kryetarin e saj. Nëse do të jetë kryetar individual apo kolegjial, statuti e ka që duhet të jetë individual, nëse do të ndryshojmë statutin do të jetë një kryetar tjetër. Mbledhja e kryesisë do të jetë nesër”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.

Kur u pyet nga gazetarët për mendimin e tij nëse ish-kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidonte sërish për drejtim e partisë, Bardhi tha se Basha nuk i ka komunikuar ende asgjë.

“Sa kohë nuk ka asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje, as nga institucione, as nga individë, unë nuk mund të flas parathënie. Mua nuk ma ka rikonfirmuar,” u shpreh ai.

Ndërsa, i pyetur nëse Jorida Tabaku ka pranuar që të drejtojë partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve, Bardhi theksoi se përgjigjen për këtë duhet ta japë vetë zonja Tabaku. Megjithatë, ai solli në vëmendje, se sipas statutit të PD, Tabaku si nënkryetarja e vetme, është aktualisht funksionari më i lartë drejtues i partisë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH