Showbiz

Gazetarja shqiptare me pushime në Greqi, zbulon çmimet: Shezllonet dhe 3 ujë falas

Shkruar nga Liberale

Gazetarja Erjona Rusi po shijon disa ditë pushime në bregdetin e Greqisë.

Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon për shërbimet dhe çmimet në vendin fqinj, duke i krahasuar ato me vendin tonë.

Rusi shkruan se një kapuçino dhe dy lëng portokalli i kanë kushtuar vetëm 17,50 euro, ndërsa uji dhe shezllongët kanë qenë falas. Ajo gjithashtu vlerëson edhe shërbimin e mirë.

Madje thotë se e qerasën edhe me një sallatë frutash të bollshme.

Si të mos mjaftonin këto, në Greqi ajo pretendon se ka gjetur një pjesë të Shqipërisë, pasi sipas saj, të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari ishte grek.

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro. (Rreth 20 mijë lekë) 3 ujë falas. Shezllonet falas. Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor. E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme.

“E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan Rusi në një postim në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH