Gazetarja e programit "Telecinco" ka biseduar me Georgina Rodriguezin dhe e ka pyetur për thashethemet rreth lidhjes së saj me Cristiano Ronaldon.
“Sigurisht që jo”, iu përgjigj troç ajo, madje pak e inatosur nga pyetjet e vazhdueshme për këtë temë.
Por, gazetarja nuk u ndal me kaq dhe e pyeti për mundësinë e një dasme.
“Sigurisht”, tha Georgina, gjë që e konfirmoi edhe Cristiano, i cili i qëndronte pranë, duke theksuar: “Një ditë me siguri”.