Parlamenti me shumicë socialiste miratoi dje ndryshimet e Kodit Zgjedhor për listat dhe koalicionet zgjedhore, ndërsa opozita e quajti këtë një akt antikushtetues, që shkatërroi marrëveshjen e 5 qershorit.
Kryeministri Rama pohoi se mirëkuptimi me opozitën u kërkua gjatë, para se të vazhdohej me procedurat parlamentare.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ky veprim i socialistëve goditi rëndë integrimin europian të Shqipërisë.
Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale