Aktualitet

Gabriel Escobar "zbarkon" nesër në Tiranë, vizitë tre ditore me axhendë të ngjeshur

Shkruar nga Liberale
Gabriel Escobar "zbarkon" nesër në Tiranë, vizitë

Para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, në Tiranë, do të ndalet për vizitë i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar do të qëndrojë në Tiranë nga nesër deri më 13 prill, dhe pritet të ketë një axhendë të ngjeshur.

Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryeministrin Edi Rama, e më pas me Presidentin Bajram Begaj.

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH